Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos njohur targat e Serbisë dhe përgjigjes së Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili lajmëroi sanksione kundër Kosovës, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Në një shënim në Twitter, Rama i ka dhënë të drejtë problemit të ngritur nga Kosova dhe sipas tij që reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë, siç ndodhi me tarifën 100%.
Rama thekson se duhet patjetër që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama.
Top Channel