Prezantohej si shoku i të fortëve dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 34-vjeçari/ Momenti kur shoqërohet me “Range Rover”

21/09/2021 17:33

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një 34 vjeçar, për kanosje e gjobvënie.

Bëhet fjalë për shtetasin M.N., i cili prezantohej sikur kishte lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe më pas kanoste persona të ndryshëm për dhënien e pasurisë.

Janë dy ngjarje të ndodhura njëra pas tjetrës, kur 34-vjeçari ka kanosur për dhënien e pasurisë dy shtetas, shtetasin V.K., dhe shtetasin J.B.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili sipas njoftimit të policisë jetonte me qira në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

1. Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

2. Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA