Menjëherë pas konstituimit të parlamentit javën e shkuar supozohej që paraditen e kësaj hëne të nisnin nga puna komisionet parlamentare gjë e cila nuk ka ndodhur. Ngërçi lidhet me mosplotësimin e vendeve në komisione me anëtarët që i takojnë LSI.

Nga kryesia e kuvendit, Top Channel i tha se LSI ka dërguar propozimet për pjesëmarrje në 3 komisione parlamentare.
Ndërsa PD mban një qëndrim të pandryshuar duke thënë se është PS që duhet të lirojë vende për LSI. Kjo kundërshtohet nga socialistët pasi me këtë logjikë PD kontrollon shumicën e anëtarëve në komisione në një kohë kur nuk është shumicë në parlament.

Në të tilla kushte në seancën e radhës të parlamentit këtë çështje socialistët pritet ta zgjidhin përmes forcës së 74 votave që kanë në parlament.
Kuvendi deri më tani ka mundur të miratojë vetëm kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët e këtyre komisioneve.

LSI tha se mbeti pa vende në komisione pasi nuk ishte, njoftuar ndërsa PD shpejtoi të zinte këto vende.
Kjo tentativë nuk u realizuar pas ndërhyrjes së kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili i doli në mbrojtje dhe mbështeti kërkesën e LSI.

Top Channel