Zoë Kravitz ka mbrojtur dje veshjen e saj thuajse lakuriqe në mbrëmjen Met Gala 2021, kur fustani i saj ishte në fakt vetëm një rrjetë kristalesh nga ku dukej gjithçka.
Në mbrëmjen e famshme të javës së shkuar në Muzeumin Metropolitan të Artit në New York City, bija e kantautorit të famshëm Lenny Kravitz u paraqit me veshjen e kristaltë nga Saint Laurent dhe Anthony, të cilën e shoqëronte pa shumë turp me të brendshme ‘thong’ në ngjyrë të argjendtë.
Fustani i 32-vjeçares bukuroshe u vlerësua nga fansat e saj adoleshentë, edhe pse nga të tjerë kishte reagime të përziera.
Një prej tyre shkruante në Instagram: “S’e kuptoj pse duhet të dalë krejt e zhveshur, ajo është vajzë shumë e bukur, nuk ka nevojë të vishet në mënyrë qesharake”.
Komentet sollën reagime nga Kravitz, e thoshte se “të gjithë kanë trupin e tyre” dhe të mos jesh i rehatshëm me të është një shfaqje “kolonizuese, ose shplarje truri”.
“Pse merakoseni, është thjesht një trup, ne të gjithë kemi një trup”, shkruante aktorja.
Fansat dukej se i jepnin asaj të drejtë, teksa një djalë shkruante “Bravo Zoe!!”, një tjetër shkruante me ironi: “Zoe, për presidente të SHBA.”
Në Met Gala, Kravitz shoqërohej nga i dashuri i saj Channing Tatum, i cili mbante një kostum të zi Donatella Versace.
Top Channel