Pas Tiranës, ish-kryeministri do të mbajë “foltoren” e radhës në Fier: Për një PD më të bashkuar e të fortë

19/09/2021 18:29

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar takimin e radhës me anëtarët e Partisë Demokratike.

Pas takimit të zhvilluar në Tiranë, Berisha bën me dije se ditën e martë do të zhvillojë një takim me demokratët e Fierit, në orën 18:00.

Berisha thekson se takimet zhvillohen tashmë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

‘Foltorja e radhes e Z. Sali Berisha per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur do te zhvillohet te marten me date 21.09.2021 ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit. Vendin se ku do te zhvillohet foltorja t’ua konfirmojme se shpejti. Urimet me te mira ne vijim!’- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA