Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Në 24 orë janë regjistruar edhe 173 raste të reja me virus, pas testimit të 5.798 mostrave.

Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar derisa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA