E moshuara e videos virale, sot i shet produktet në Tregun e Lëvizshëm të Tiranës (Fotot)

19/09/2021 10:56

Rasti i gruas së moshuar, e cila shiste produkte ushqimore në rrugë, u bë viral pasi dyshohej se policia bashkiake i kishte derdhur karrocën.

Sot, e moshuara shihet teksa i shet produktet e saj në treg me të gjitha kushtet e nevojshme.
Efektivët, së bashku me punonjës të shërbimit social në Bashkinë e Tiranës, kanë shoqëruar të moshuarën, e cila vazhdonte të shiste në trotuar, për t’i tregtuar produktet e saj në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri.

Tashmë, ajo i shet produktet e saj e qetë, në kushte të sigurta dhe e mbrojtur nga temperaturat e larta të mesditës. Fotot janë bërë në Tregun e Lëvizshëm, i cili është vendosur në Bulevardin e Ri të kryeqytetit.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA