Një deputet i LSI abstenon/ Agron Çela nuk iu bashkua vendimit të opozitës për të votuar kundër

17/09/2021 11:12

Rezultati final i votimit në Kuvend tregoi se një nga deputetët e opozitës, Agron Cela i LSI nuk ka votuar në bllok si e gjithë opozita kundër qeverisë.

Agron Cela deputet i LSI në Shkodër rezulton të ketë abstenuar në votimin e votëbesimit të qeverisë zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

Cela ende nuk ka dhënë sqarime se përse ka marrë një vendim të ndryshëm nga partia e tij LSI dhe ka abstenuar.

Edhe më herët një votë e opozitës ka rrjedhur, por bëhet fjalë për votimin e kryetares së re të kuvendit, Lindita Nikolla për të cilën opozita dha 4 vota kundër të cilat u morën përsipër nga LSI dhe më pas edhe një votë kundër u deklarua nga Vangjel Dule duke u bërë pesë të deklaruara por vetëm katër në kutinë e votimit.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Tashmë me votëbesimin nga Kuvendit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit Meta.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’:

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit – Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit Lindita Nikolla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA