Një vajzë 19-vjeçare përjetoi orë tmerri pas vaksinimit kundër covid. 19-vjeçarja, e cila është në vitin e dytë të studimeve, shkoi në një qendër vaksinimi në Maroussi për të marrë vaksinën Pfizer, pasi nuk mund të përballonte dot shpenzimet për teste të shpejta për të ndjekur universitetin.
“Më 1 shtator, ajo mori dozën e parë. Kishte dhimbje të forta në krah dhe për pesë ditët e ardhshme vajza ishte pothuajse në depresion, ishte e përgjumur dhe nuk mund të ngrihej”, tha Griva, mamaja e vajzës.
Më tej ajo shtoi: “Në ditën e 8-të ajo u paraqit me një ënjtje në nyjet limfatike, kishte dhimbje dhe kruajtje”. Vajza iu nënshtrua ekzaminimeve dhe rezultoi se “është limfadeniti reaktiv nga përgatitja Pfizer”, ndërsa me tej Griva tha se vajza e saj 19-vjeçare tani po merr antibiotikë, ndërsa po mbahet në monitorim.
Top Channel