As diamanti e as floriri, më e shtrenjta në planet- lënda e errët!

17/09/2021 14:44

Një shekull më parë, nafta e papërpunuar ishte substanca me e vyer në planet.

Megjithatë gjërat kanë ndryshuar, sidomos me pandeminë e koronavirusit që e bëri çmimin e arit të zi të merrte të tatëpjetën. Diamantet, floriri, platini mbeten tejet të kërkuar. Por ka edhe material të tjera, që i quajnë “lënda e zezë”, kuptimi i të cilave po kap majat për shkak se janë super të rralla dhe kanë tipare unike. Kështu paladiumi sot kushton më shumë se ari: 64 dollarë për gram krahasuar me 58 dollarë grami. Metali i rrallë kërkohet shumë si element kyc i konverterëve katalitikë, por ai përdoret edhe në krijimin e bizhuterive, duke u etikeruar shpeshherë edhe si “ari i bardhë”.

Iridiumi sakaq, nënprodukt i nikelit dhe bakrit dhe metali më rezistent ndaj korozionit në botë, vlen 173 dollarë grami. Ai është një ndër elementët më të rrallë të gjendur në koren e Tokës. Edhe më i çmuar është rodiumi, 675 dollarë grami-metali më i shtrenjtë sot në të gjithë globin gjen përdorim të madh në industrinë e makinave. Plutoniumi, ky element kimik radioaktiv është thelbësor për reaktorët nukleare apo armët e shkatërrimit në masë, ndaj shitet 4.000 dollarë për gram. Tritium, një formë radioactive e hidrogjenit gjendet në treg për 30 mijë dollarë grami, ndërsa rekord mban Painite, minerali jometalik që kushton 300 mijë dollarë një gram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA