Seancë e tensionuar në Kuvend/Alibeaj bllokoi foltoren!“Mos abuzoni” përplasje Rama-Basha: Kryeministri ekzekutoi demokracinë

16/09/2021 18:16

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka qenë e tensionuar nga të gjitha palët. Fillimisht arsyeja ishte kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në orën 17:00.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të flasë ditën e sotme duke kërkuar me ngulm që Rama të ishte prezent në seancë.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltoren ditën e sotme duke krijuar tension të madh në sallë.

Socialisti Taulant Balla është shprehur se nuk është në rregullore që të jetë i pranishëm në çdo seancë deputeti, duke theksuar se të gjithë duhet të mësojnë rregulloren dhe nuk merr përsipër të edukojë askënd.

“Neni që thanë kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të qëndrojë në të gjithë seancën plenare. të gjithë programin e hap kryetari i opozitës.  Ajo që është po aq e rëndësishme unë që kam qenë në opozitë që unë nuk e kam pasur koha e kreut të opozutës. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregullorja nuk ka ndryshuar. Ne duhet ta vijojmë debatin për këtë çështje. Kemi 20 orë për të vijuar me këtë çështje. Nuk marr përsipër të edukoj askënd. Është një zhurmues në krahun e majtë. Nëse deputeti nuk e merr deputeti fjalën kalon tek ai pasardhës. Nuk ka asnjë nen që të mbështet”, tha Balla.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj refuzoi të largohet nga foltorja , ndërsa kjo bëri që kryetarja e Kuvendit të pezullonte për të dytën herë seancën.

Pas dy herë pezullim të seancës,  Rama është rikthyer duke theksuar se nuk ishte për arsye gjatë vijimit të seancës.

 “Dëgjon e gjithë qeveria këtu, një debat i zgjatur në aq shumë orë nuk mund të jetë i nxitur nga të gjithë. Ka interes për ne që të analizojmë, nuk isha për shkak të ngarkesës së punës sepse nuk do të jem për disa ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen thash do të vij në 5. Do të plotësoj dëshirën time dhe tuajën. Në të njëjtën kohë ju bllokuat foltoren. Ajo çka thashë më parë me të keq. E gjykova të drejtë kërkesën që të jem i pranishëm. Nuk kam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj”, tha Rama.

Aio është shprehur se kur opozita munhgoi për më shumë se dy vite në Kuvend gjithçka vijoi normalisht dhe se askush nuk pezulloi punën, ndryshe nga dita e sotme.

“Mos abuzoni, ju lutem mos abuzoni, për fatin tim të ndryshëm nga i juaji unë kam shumë detyra. E bën një trupë e organizuar, janë deputetë, ministra këtu, nëse vini re juve nuk ju ndërhyn njeri nga vendi nuk ju bërtet njeri nga vendi. Ju ikët dy vjet dhe ne nuk bllokuam seancën që t’ju kërkonim rikthehuni”, tha Rama.

“Një lutje nga ju a ka mundësi që si ju dëgjojmë ne juve  na dëgjoni edhe juve ne. Unë fola me kryetaren, respekt dhe dëgjimi me njëri-tjetrin nuk lidhet me sa dëgjojnë në sallë të gjithë se këtu është e gjithë qeveria e  re dhe këta janë për të dëgjuar të gjithë. Për çfarë po diskutojmë çfarë arsyeje kishit ju duke dhënë një arsye të paqëndrueshme. Sot dhe asnjëherë tjetër ndodh për arsyen, duke qenë këtë ditë kur unë paraqita programin, faleminderit se nuk jemi mësuar që të jeni prezent. Nëse në derën e kuvendit do të harrojmë që kemi muskuj dhe do të hyjmë duke pasur në funksion trutë do të bëjmë një progres shumë të madh. Është shumë e thjeshtë, thoni kemi nevojë për këtë gjë. Thoni duam të  vijë në seancë. Jam i detyruar që të them të gjitha arsyet për të cilat jam me vonesë, theksoi Rama.

Pas mbërritjes së kryeministrit, kreu i PD-së më në fund vendosi që të mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Ai u shpreh se Rama është vrasësi i demokracisë shqiptare, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij.

 “Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ajo ka vdekur! Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore, në themelin e saj që janë zgjedhjet e lira.
Nuk vdiq për shkaqe natyrore, paçka se sëmundja e saj ishte e rëndë dhe e gjatë.
Demokracia është vrarë.
Gishti tregues për të kërkuar përgjegjësit e këtij krimi mund të drejtohet te shumë prej nesh që jemi në këtë sallë, apo tek ata që nuk janë më. Kushdo që është ngritur në këtë foltore në këto tre dekada ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit dhe i vetëm i saj është ai që foli përpara meje.
Provë e kësaj është fjalimi që ai mbajti pas dy mandatesh kryekëput të dështuara nga pikëpamja e interesit publik dhe përfitimit të qytetarëve; është deliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit me pasoja tragjike të qeverisjes, dhe përpara paaftësisë kronike për të menduar për qoftë edhe një cast të vetëm për dicka tjetër, përveç mënyrës se si të mos lëshojë pushtetin e tij.

Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar në instrumentin më të rëndësishëm të saj që janë zgjedhjet, ky njeri nuk do të ishte duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe për atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës sespe do të kishte punë me drejtësinë për cfarë i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij.
Sepse nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur për t’ju mohuar qytetarëve shprehjen e vullnetit të tyre të lirë, askush me bilancin e tij të zi, nuk do të kishte shansin të dilte në këtë foltore për të përsëritur gënjeshtra të reja dhe për të amnistuar krime dhe dështime të vjetra”, tha Basha.

 

Top Channel