Disa vatra të reja zjarri janë përhapur gjatë pasdites së sotme në zonën midis Kallmetit si edhe Kolshit në Lezhë.

Vatrat dyshohet se janë të qëllimshme pasi temperaturat janë të ulëta dhe nuk ka erë që të favorizojë flakët.

Këto territore njihen si zona malore dhe përdoren si kullota nga barinjtë. Sipas zjarrfiksëve, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur.

Deri tani, raportohet për një sipërfaqe të konsiderueshme të pishave të djegura.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA