Pa komplekse, Chrissy Teigen zbulon ndërhyrjen estetike në fytyrë

15/09/2021 17:08

Chrissy Teigen është treguar gjithmonë e hapur për ndërhyrjet e saj estetike në trup.

Sëfundmi, modelja 35-vjeçare ka zbuluar një tjetër operacion në fytyrë. Bëhet fjalë për heqjen e dhjamit në faqet e saj.

Bashkëshortja e këngëtarit John Legend ka shprehur entuziasmin e saj pas rezultatit të ndërhyrjes estetike në një video të publikuar në InstaStory. Chrissy shpjegoi se operacioni u realizua në Bervely Hills nga një doktor i njohur.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen ka treguar për ndërhyrjet e saj kirurgjikale. Në qershor të vitit 2020, modelja zbuloi se iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet në gjoks. Ndërkohë, 3 vite më herët, në 2017-ën, ajo rrëfeu se hoqi dhjam në zonën e sqetullatve.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel