Kap të vdekurin në rrjetë, e hedh mbrapsht në det. Vihet në pranga peshkatari

15/09/2021 11:23

Një peshkatar në Pelion të Greqisë është arrestuar pasi me rrjetën e tij kapi trupin e një të vdekuri, të cilin e hodhi përsëri mbrapsht në det.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur të dielën, në të njëjtën ditë kur viktima 74 vjeçare kishte qenë duke peshkuar në ujëra të cekëta, por u raportua i zhdukur pranë brigjeve të Pelionit.

Në deklaratën e policisë, sqarohet se personi i arrestuar, një 52 vjeçar, kishte tërhequr rrjetën por kur kishte parë që aty ishte trupi i pajetë i një njeriu, pa e nxjerrë fare prej andej e kishte lëshuar sërish rrjetën në det.

Tre anije të rojeve bregdetare greke ishin dërguar më pas në zonë që të kërkonin trupin, i cili u gjet në fund nga një zhytës. Peshkatari 52 vjeçar do të përballet me akuzën se nuk ka raportuar gjetjen e një njeriu të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA