FOTOT/ Dalin pamjet e grabitjes së bankës në qendër të Athinës, autorët me kallash kërcënojnë punonjësit dhe mbushin çantën me para

15/09/2021 13:56

Ditën e djeshme një bankë e nivelit të dytë, në Athinë, ka rënë pre e disa grabitësve, të cilët të pajisur me maska anti-covid dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë foto nga kamerat e sigurisë së bankës ku duken autorët që shkojnë në sportele me armën në dorë dhe kërkojnë paratë.

Grabitësi i parë duket i shëndetshëm dhe ka një çantë në shpinë. Ai ka syzet e diellit në kokë dhe i afrohet arkëtarit. Ai shihet teksa largohet për disa sekonda dhe zëvendësohet nga grabitësi i dytë, i cili mban një kapelë dhe maskën e tij kirurgjikale.

Ky nxjerr një armë nga çanta e tij dhe do ta kthejë drejt arkës, duke i kërkuar punonjësit t’i japë aq para sa ka në dispozicion. Punonjësi dorëzon paketat e kartëmonedhave dhe më pas shfaqet grabitësi i dytë duke mbajtur një kallashnikov në duar. Ata i vendosin paratë në çanta dhe largohen.

Tani policia po shqyrton përfshirjen e një personi të tretë në grabitje, dikush që veproi si vëzhgues dhe qëndronte jashtë degës. I dyshuari kryesor, është një person me precedentë të rëndë penalë, i dënuar për grabitje të cilin policia e konsideron si veçanërisht të rrezikshëm, i cili di të lëvizë ilegalisht.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel