Dy amerikanë humbin jetën duke u ngjitur në shkëmbinjtë bregdetarë të Mallorca (fotot)

15/09/2021 21:13

Trupat e dy të burrave 25 e 35 vjeç, u gjetën në shpellat pranë portit të Portocolom.

Dy amerikanë kanë vdekur sot teksa ngjiteshin në një pikë të frekuentuar shkëmbore në juglindje të brigjeve të Mallorca në Spanjë.

Dy meshkujt 25 e 35 vjeçare nuk janë emëruar, por kishin ardhur në rezortin e njohur spanjoll dje nga Barcelona, për të shëtitur dhe ngjitur në shkëmbinjtë e shpellave bregdetare pranë portit të Portocolom.

Vendi është i preferuar nga alpinistët amatorë që kryejnë ngjitje shkëmbore mbi sipërfaqen e ujit, që supozohet se ka më shumë siguri në rast rënieje.

Një zëdhënës i autoriteteve të sigurisë Guardia Civil në Mallorca tha se alarmi ishte dhënë kur trupi  një prej viktimave ishte parë duke pluskuar pranë shpellës Cueva de es Cossi.

“Roja bregdetare dhe pushues të tjerë erdhën për të dhënë ndihmë por nuk ishin në gjendje ta risillnin në jetë. Më pas një tjetër trup u gjet pranë shpellës. Zyrtarët nuk mund të bënin asgjë për ta”, tha zëdhënësi.

Zyrtarët shtuan se dy burrat kishin bërë zhytje dhe ngjitje në shkëmbinj dhe se çelësat e makinës së tyre me qera ishin gjetur në shkëmb.

Dy nga alpinistët më të njohur të kesaj kategorie Eneko e Iker Pou, shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

“Dhimbje e madhe për lajmin e marrë të dy alpinistëve të vdekur gjatë ngjitjeve të sotme. Me sa shihet ata kanë rrëshkitur nga shkëmbi dhe uji nuk ka arritur t’i shpëtojë. RIP”, shkruanin ata.

FOTO GALERI
4/5
Roja bregdetare dhe pushues të tjerë erdhën për të dhënë ndihmë por nuk ishin në gjendje t’i risillnin në jetë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA