Elton Metaj, personi qe qëlloi ish bashkëshorten e tij, me buke ne goje, duke e qëlluar ne shtëpinë e saj me kallashnikov as nuk u pendua për krimin.
Në gjykatë nëpërmjet avokatit u mundua të justifikohej se armën e bleu sepse vjehrri i bënte presion dhe se krimin e ka kryer për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Gjykata e Fierit e ka lënë në burg pa afat deri sa të dalë në gjyq për të marrë dënimin përfundimtar.
Elton Metaj ishte divorcuar më ish gruan e tij 23 vjeçare dhe pas disa rastesh dhunë ndaj saj, ishte denoncuar dhe kishte kryer 10 muaj burg.
Ai ishte kapur me armë dhe kishte kundërshtuar policinë gjatë arrestimit. Por për gjykatën këto fakte nuk vlenin dhe për këtë arsye ai u lirua edhe me ndihmën e raporteve mjekësore.
Pas vrasjes së Sabrinës vetëm 23 vjeç nënë e një fëmije, prindërit e saj akuzuan gjykatësin, mjekët por edhe autoritetet të cilat sipas tyre e nxorën para kohe nga burgu ish bashkëshortin e dhunshëm. Pas ngjarjes inspektorati i lartë i drejtësisë nisi edhe një kontroll të dosjes.
Top Channel