Një restorant me pronarin grek në Gjermani, duket se është një tifoz i madh i kancelares gjermane në largim, Angela Merkel.

Admirimi që ai kishte për kancelaren bëri që ai të porosiste një statuje me dyll të kancelares Merkel, një model i cili thuhet se kushton shumë para.

Alexis Vaiou, i cili jeton dhe mban restorantin e tij në Bremerhaven, thotë se është i kënaqur me qeverisjen e Merkel, veçanërisht gjatë pandemisë.

“Ne kurrë nuk do të kemi një kancelare si ajo”, tha Vaiou për rrjetin gjerman Butenunbinnen. Kështu ai vendosi që në momentin që Angela Merkel do tërhiqej nga skena politike do gjente një mënyrë për ta pasur kujtim.

Për porosinë e tij ai iu drejtua Kinës dhe konkretisht një kompanie nga Shangai, porosi e cila i kushtoi projektit të tij rreth 10.000 euro. Por që statuja prej dylli e Merkel të vihej në restorantin e tij duhet pak kohë sepse, ai duhet të marrë më parë miratimin e plotë të zyrës së Angela Merkel.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA