Kush i ka parë këto drita? UFO portokalli “në formacion” shfaqen në të gjithë SHBA-në!

14/09/2021 17:26

Pamje që duket sikur tregojnë UFO në ngjyrë portokalli duke fluturuar në “formacion të rregullt” janë raportuar në pjesë të ndryshme të SHBA-së, sidomos ne qytetet e mëdha.

Symkai Scott nga Baltimore tha për The Sun se ndërsa kthehej në shtëpi, i kishte parë dritat teksa qëndronin pezull në ajër. “Kishte 6 apo 7 të tilla. Ishin portokalli dhe si të rrumbullakëta, dhe dukej sikur ishin vendosur në pozicione të rregullta nga njëra-tjetra”, ka rrëfyer ai.

Kishte shumë njerëz në rrugë. Ata kishin ndaluar e po i shikonin, por askush nuk e dinte se çfarë ishin”, shton burri.

Scott e postoi videon online dhe shumë shpejt, përdorues të tjerë të mediave sociale rrefyen se kishin parë “saktësisht të njëjtën gjë “ në Washington DC, Las Vegas, Saint Louis dhe Detroit.

Një komentues nga Virginia Perëndimore tha se kishte pirë pak verë, dhe kishte menduar se mos po i  bënin sytë dhe se gjithçka ishte pjellë e imagjinatës së tij.

Dikush tjetër në Kaliforni u shpreh se dritat kishin qëndruar në ajër për disa sekonda përpara se të zhdukeshin në të njëjtën kohë dhe ishin të gjitha në një ngjyrë portokalli shumë të fortë!

Top Channel