Kongresmenja amerikane vijon aktivizmin në ‘Met Gala’ me fustanin ‘Takso të pasurit’ (fotot)

14/09/2021 15:31

Aktivistja demokrate me origjinë latine e Kongresit të SHBA Alexandria Ocasio-Cortez shfrytëzoi mbrëmë skenën e Met Gala 2021 për të vijuar mesazhet e aktivizmit politik duke u shfaqur me një fustan të bardhë ku me gërma të mëdha shkruhej “takso të pasurit”.

Kongresmenja 31-vjecarje e New York, e njohur për zërin e saj të pavarur erdhi në Metropolitan Museum of Art për paraqitjen e saj të parë në një Met Gala me fustanin e stiluar nga Brother Vellies, dhe sloganin e kuq nga prapa.

Zonjusha Ocasio-Cortez e njohur ndryshe si “AOC”, kishte kombinuar look-un me një palë këpucë të kuqe me taka, madje dhe një çantë ku gjithashtu shkruhej: “Takso të pasurit.”

Aurora James, drejtuese e stilistëve Brother Vellies the se fustani ka të bëjë me avancimin përpara.

“Ne nuk mund të jemi asnjëherë rehat në kolltukët tanë pasi të na jepen. Duhet të shtyjmë veten tonë dhe kolegët, të shtyjmë përpara kulturën dhe vendin”, tha ajo.

“Moda po ndryshon, Amerika po ndryshon, dhe sa kohë që kjo temë përfshihet, mendoj se Alexandra e unë jemi përfaqësues të gjuhës së modës që tenton drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme, inkluzive dhe fuqizuese”.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA