Mijëra flamuj të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ato kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative afër kufirit të Jarinjes.

Me urdhër të qeverisë serbe, ato kanë filluar sot të vendosen gjithandej rrugëve të katër komunave veriore të vendit, për nder të festës “Dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar” që do të shënohet për herë të parë më 15 shtator në të gjitha vendet e banuara me serbë.

KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç, rreth hyrjes ilegale të mijëra flamujve serb në territorin e vendit dhe kësaj çështje në përgjithësi, por ai në përgjigjen e tij përmes telefonit ka qenë shumë i shkurtër.

Unë nuk kam një informacion të tillë”, ka thënë Radoviç.

Në anën tjetër, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi të krerëve shtetërorë të Serbisë të mbajtur ditë më parë në Beograd, përmes një konference për media ka njoftuar publikun rreth kësaj feste për të cilën tha se tash e tutje do të kremtohet më 15 shtator në të gjitha trevat e banuara me serbë.

Kemi marrë vendim për një festë të re shtetërore të cilin do ta zbatojmë në vepër. Kjo është dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që do të festohet bashkërisht në Serbi, Republikën serbe dhe në të gjitha hapësirat serbe në tërë botën”, pati thënë mes tjerash Vuçiç.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA