Forcat ruse e bjelloruse bënin dje praktikë lufte në errësirë të plotë, duke përdorur pajisje të të shikimit në errësirë teksa lëshoheshin me parashuta. Pamjet e manovrave masive ushtarake Zapad-2021 u publikuan nga ministria ruse e mbrojtjes.
Rreth 600 para-trupa rusë u lëshuan nga avionët e transportit Il-76MD-90A në lartësi nga 600 deri në 1,000 metra në kushte errësire, njoftonte ministria në deklaratë.
Në pamje shiheshin gjithashtu trupat që ngjiteshin në avion para lëshimeve të errësirës. Më pas ata përfshiheshin në zjarr të simuluar me “armikun”.
Trupat ushtarake ishin lëshuar së bashku me pajisjet e rënda, në zonat veriperëndimore ruse të Pskov, dhe duhet të merrnin kontrollin e një fushe ajrore të simuluar të armikut, deri në mbërritjen e forcave tokësore. Më pas ata marshuan 100 kilometra drejt një tjetër zone ku neutralizuan objektiva të armikut të simuluar.
Moska thotë se manovrat Zapad-2021 po kryen me trupa ruse e bjelloruse, në 14 kampe të ndryshme stërvitjeje, nga Deti Balltik deri në qytet ruse të Azisë Qendrore si Voronezh e Nizhny Novgorod. Manovrat do të zgjasin dy vjet, sipas autoriteteve, për të ruajtur gatishmërinë e mbrojtjes së “Shtetit të Unionit”, siç quhet enti që lidh dy shtetet.
Trupa nga kombe të tjera si India e Mongolia apo dhe nga ish-republika sovjetike si Armenia, Kazakistani e Kirgizstani marrim pjesë në manovra, tha ministria e mbrojtjes.
Top Channel