“Dasma shkodrane, nji trashigim i të parve t’onë”, riktheu Shkodrën pas, në vitet më të bukura të artit shkodran kur dasmat ishin art në vete.

Ishin artistet e rinj të qytetit dhe udhëheqësi artistik, Lorenc Radovani, të cilët për 3 orë me radhë na kujtuan ceremonialin tradicional të dasmës me këngët e vjetra dhe tekstet poetik, të të cilat i kushtohen djalit dhe vajzës që kanë vendosur të bashkojnë fatet e tyre në jetë.

Edhe këngëtarët që dikur kanë marrë pjesë në çdo dasëm shkodrane, sot i kujtojnë me mall ato tradita dhe zakone.

Dasma Shkodrane erdhi falë bashkëpunimit të qendrës rinore Arka me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA