Senol Gunes nuk është më trajner i Turqisë. Humbja e thellë 6-1 në Amsterdam ndaj Holandës, por edhe rezultatet negative të përfaqësueses turke në ndeshjet e fundit, kanë bërë që Federata e Futbollit të ndërpresë para kohe bashkëpunimin me teknikun 69-vjeçar.

Ky i fundit mori drejtimin e përfaqësueses më shkurt të 2019-ës dhe firmosi një kontratë 4-vjeçare, teksa debutimin e bëri pikërisht më 8 qershor të atij viti me një ndeshje përballë Francës, të cilën e fitoi 2-0 dhe i hapi udhë kualifikimit për në Euro 2020.

Megjithatë performanca e turqve në Europian këtë verë ishte për t’u harruar, me tre humbje në po kaq ndeshje dhe mbi të gjitha me 8 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar, çka solli edhe krisjen e parë mes federatës dhe trajnerit Gunes.

Forma e dobët e turqve u konfirmua edhe në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, teksa nuk shkuan dot përtej një barazimi 2-2 ndaj Malit të Zi në Stamboll, mposhtën Gjibraltarin dhe më pas pësuan atë humbje të rëndë 6-1 në Amsterdam, që komplikoi jo pak edhe rrugëtimin e tyre në këto eliminatore.

Në njoftimin e federatës Turke të futbollit thuhet se marrëveshja për ndërprerjen e kontratës është arritur në marrëveshje me trajnerin 69-vjeçar, i cili gjithsesi mbetet njeriu më i suksesshëm në pankinën e turqve.

Kjo pasi Senol Gunes është ulur për herë të parë në pankinën e Turqisë në vitin 2000 dhe në Botërorin Aziatik Kore e Jugut dhe Japoni 2002, ia doli ta dërgojë ekipin deri në gjysmëfinale dhe të renditet i treti në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA