Tre shqiptarë mbetën të vdekur më 11 Shtator/ Komuniteti Shqiptar në SHBA kujton bashkëkombësit (Fotot)

11/09/2021 16:12

Komuniteti Shqiptar në SHBA ka kujtuar dhe nderuar 3 viktimat e 11 Shtatorit, Simon Marash Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalajn.

11 shtatorin e vitit 2001 katër sulme terroriste, të kryera me avionë të linjave të zakonshme ajrore goditën Amerikën në zemër të saj si sot 20 vite më parë.

Një event tragjik që përben një pikë të fortë kthese për historinë e ditëve tona, pasojat e të cilit ende ndihen mbi të gjithë shoqërinë. Ajo datë, tragjike dhe ikonike bashkë, shënon momentin e gjunjëzimit të perëndimit.

Në 5 e 45, me orën e Nju Jorkut, dy kamikazët kryesorë, Mohammed Atta dhe Abdulaziz al Omari kalojnë kontrollet e sigurisë janë aeroportin e Portlandit.

Këtu, bashkë me tre atentatorë të tjerë ngjitën fare qetësisht në bordin e fluturimit 11 te American Airlines që shkojnë në Los Angeles me 92 persona në bord. Në Boston, 5 sulmues të tjerë ngjitën ne bordin e Boeing 767, fluturimi 175 i American Airlines me 51 pasagjerë. Këto avionë do të kthehen në makthin e nju jorkezëve, Amerikës e mbarë botës që e pa live djegien e kullave binjake.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Sulmet e 11 shtatorit e goditen fort Ameriken, jo vetem përsa i përket numrit të të vdekurve dhe plagosurve. Por edhe për shkak të precizionit, me të cilin terroristët shkatërruan brenda një ore simbolet e fuqisë ekonomike dhe ushtarake në botë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA