Video/ Snajperi i Rojes Bregdetare Amerikane qëllon me saktësi të pabesueshme një motoskaf me kokainë në Paqësor Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve, ndërsa po votohet për emërimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.
Ashtu siç u raportua pak më parë grupi i deputetëve demokratëve, që nuk kanë pasur mbështetjen e aleatëve opozitarë, kanë vendosur që të mos votojnë për emërimin e Lindita Nikollës, por të grisin fletët në publik dhe t’i hedhin ato jashtë kutisë.
Kjo që u paraqit si një shenjë proteste duket më shumë si një strategji për të mos rrjedhur votat. Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, ii cili kur i ka ardhur radha e votimit, së pari ka nisur të pastrojë ambientin dhe të mbledhë fletat e votimit që ishin hedhur në tokë. Ai i futi ato me një qesë dhe më pas i mori me vete.
Kjo lëvizje e Ramës nuk është pritur mirë nga grupi i demokratëve, të cilët kanë kërkuar që materialet zgjedhore mos të preken, por të lihen në vendin që janë hedhur.
Në diskutim e sipër, teksa pa reagimin e demokratëve, kryeministri Rama ia ka dërguar sërish materialet zgjedhore dhe të grisura Belind Këlliçit dhe është ulur sërish në vendin e tij.
Top Channel