Detajet/ Ishte i pirë dhe u zu me nënën, vlonjati i vendos flakën shtëpisë

08/09/2021 08:02

Gjatë ditës së djeshme një banesë u përfshi nga flakët rreth orës 18:20 në lagjen “Partizani” në Vlorë. Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake nga grupi hetimor që është ngritur për rastin mësohet se flakën shtëpisë ia ka vendosur djali pas debatit me nënën. Akuzën e ka bërë vetë nëna.

E moshuara u shpreh për mediat se djalin e vogël e ka të alkoolizuar. Ajo u shpreh se më parë e kishte dhunuar, ndërsa sot i vendosi flakën shtëpisë.

“Djali është i alkoolizuar, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë “ik nga shtëpia se po vjen i pirë.

Unë jam grua pa burrë. Çfarë bëj jashtë hyn brenda. Brenda është djegur gjithçka. Djemtë janë në shtëpitë e tyre dhe ky që bëri proçkën” tha e moshuara.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA