Të dehur, disa të rinj janë hedhur mbi një peshkaqen të madh që iu afrua anijes së tyre dhe shokët filmuan momentin.
Pamjet e përfunduara në rrjet, shkaktuan indinjatë mes përdoruesve të internetit. “Çfarë idiotësh”, ishte një nga komentet.
“Kësaj i thonë ta kërkosh vetë”, shkruante një tjetër. “Derisa pashë këto pamje, nuk kisha dëshiruar ndonjëherë që një peshkaqen të sulmonte dikë”, thotë një tjetër.
Të rinjtë, që kishin konsumuar alkool, po e shihnin peshkaqenin duke notuar pranë tyre, kur papritur njërit iu duk ide e mirë të hidhej në ujë, e madje ra fiks mbi bishtin e grabitqarit të detit.
“Sa keq që nuk je peshkaqen i bardhë, shoku”, thërriste duke qeshur, ndërsa shpejt, pas tij u hodh dhe një djalë tjetër. Fati i madh i dy të rinjve është që lloji i peshkaqenit të cilin e ngacmuan, nuk është nga ata më agresivët me zhytësit.
Top Channel