“S’ka rend të ri botëror pas Afganistanit”, Rusia e Kina të mos gëzojnë kot!

06/09/2021 21:44

Afganistani kërcënon sot të kthehet në një strukturë në të cilën fiset, grupet, popujt dhe komunitetet fetare rivale po përgjojnë dhe luftojnë njëri-tjetrin.

Bota ka një “shtet të dështuar” më shumë, thotë analisti Miodrag Soric. Humbja e Perëndimit nuk mund të fshihet. Sigurisht një pikë kthese në histori: tani për tani, Perëndimi nuk do të jetë më i gatshëm për t’u përfshirë në aventura të reja të këtij lloji, vazhdon ai.

Opinionisti kujton se dështimi i amerikanëve dhe europianëve në Hindukush po ndiqet nga ajo që dëshiron të jetë superfuqi Rusia dhe nga Kina ambicioze, në disa raste me gëzim dashakeq të pafshehur. Por islamistët po veprojnë në Afganistan jo shumë larg kufijve të tyre. Ato kërcënojnë stabilitetin e Azisë Qendrore shumë më tepër se Europën apo Amerikën. Tërheqja e Perëndimit nga ky rajon po e detyron Moskën dhe Pekinin të përfshihen më shumë në terren dhe ta bëjnë këtë përgjithmonë. Asnjë nga vendet nuk mund t’i shpëtojë afërsisë së tij gjeografike me Afganistanin, vazhdon. Sipas Soric, pavarësisht se Moska dhe Pekini po propagandojnë një rend të ri botëror me qendra të ndryshme fuqie dhe zona ndikimi, kjo nuk ka për të ndodhur.

Moska do të preferonte ta konsolidonte kontrollin e saj në Ukrainë, Bjellorusi dhe në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Pekini do të donte të parandalonte transportuesit e avionëve amerikanë të lundrojnë në Detin e Kinës Jugore dhe që Uashingtoni të mbrojë lirinë e Tajvanit. Por Perëndimi nuk do t’ua bëjë këtë favor, vazhdon Soric, teksa vlerat që mbështet ideja të cilat i konsideron me të drejtë universale, si dinjiteti i çdo njeriu, të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë, liria e shprehjes, e drejta e mbledhjes, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, janë ende të fuqishme.

Top Channel