Princi Frederik, Princesha Mary e Danimarkës vendosin kurora në memorialin e të rënëve për Ditën e Flamurit (fotogaleri)

06/09/2021 21:10

Princi Frederik e Princessha Mary e Danimarkës i bënë sot homazh të rënëve në ceremoninë e përvitshme të Ditës së Flamurit, në kryeqytetin Kopenhagen.

Çifti mbretëror erdhën në selinë kryesore të ushtrisë Kastellet për të kryer ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorave për ushtarët danezë jashtë vendit.

Në shërbesë marrin pjesë veteranë të ushtrisë dhe kryeministrja Mette Frederiksen.

Princesha 49 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, mbante veshur një kapelë të madhe të zezë me një lule të bardhë, një pallto të zezë Prada të zbukuruar me karafilë të kuq.

Princi 53 vjeçar i kurorës, mbante veshur uniformë ushtarake. Ai qëndroi pranë gruas para se të përshëndeste ushtarakët e shumtë që merrnin pjesë.

Muajin e kaluar çifti mbretëror dërguan djalin e tyre,  Princin Christian, 15 vjeç, në shkollën më të vjetër me konvikt të Danimarkës, Herlufsholm pranë lumit Suså në jug të Copenhagen.

Familja mbretërore pozuan për një seri fotosh që më pas u shpërndanë në rrjetet sociale daneze.

FOTO GALERI
2/9
Princesha 49 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, mbante veshur një kapelë të madhe të zezë

Top Channel