Kopshtin zoologjik mund ta vizitoni për Krishtlindje/ Rama poston video nga kantieri: Punimet drejt fundit

06/09/2021 08:14

Kopshti zoologjik do të hapë portat për të pritur fëmijët këto Krishtlindjes, shkruan kryeministri i vendit, Edi Rama.

Në një video të postuar në “Facebook”, Rama shprehet se kopshti zoologjik i kryeqytetit do të ketë kushte e atraksione krejt të reja.

Një ditë më parë, punimet në kopshtin zoologjik u inspektuan dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Ai vlerësoi cilësinë e punimeve për këtë projekt. “Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët e Tiranës, Shqipërisë por edhe të rajonit. Do ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër, projekt që prej vitesh edhe kryeministri që kur ka qenë kryetar bashkie e ka pasur merak, Kopshtin Zoologjik. Ka qenë puna e përbashkët e Bashkisë me Qeverinë që arritëm tu japim fëmijëve sot realisht një nga hapësirat më cilësore, të transformuara totalisht. Nuk është më ajo hapësira ku ujku dhe dhelpra rrinin në 20 metra katrorë. Sot ka hapësira gjigande si për kafshët, standard që është në të gjithë Bashkimin Europian, ashtu edhe për fëmijët dhe vizitorët”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA