Fiton 500 mijë euro tek “Gërvisht dhe Fito”, pronari i dyqanit i vjedh biletën e zhduket

06/09/2021 21:19

Një 70 vjecare në Napoli nuk mund t`i besonte syve kur pa se kishte fituar lotarinë. Bileta që kishte gërvishtur vlente gjysmë milioni euro, dhe për gruan e moshuar, gëzimi ishte i papërshkrueshëm.

Megjithatë, ai zgjati pak. Për të qenë e sigurtë, gruaja ia dha biletën pronarin të dyqanit për të kontrolluar vërtetësinë e saj, por ndodhi e papritura: 57 vjecari bëri sikur shkoi ta verifikonte me makinerinë përkatëse, dhe ne fakt, u largua me motor duke u zhdukur së bashku me biletën. Menjëherë u denoncimi i rastit, dhe personi u shpall në kërkim për vjedhje.

Policia e ndaloi 57 vjecarin në aeroportin e Fiumicinos, teksa përgatitej të fluturonte drejt ishujve Kanarie. Ai nuk e kishte me vete biletën e vjedhur, ndaj nuk mund të arrestohej por është shoqëruar për t`u marrë në pyetje.

Burri pretendon tani se e bleu ai biletën, dhe se është e moshuara që gënjen ndaj forcave të rendit do t`i duhet të bëjnë verifikimet e tyre për të zbardhur ngjarjen, e për këtë, do t`i ndihmojnë dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë në dyqan, të cilat kanë filmuar gjithçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA