“Do të kthehemi në Afganistan”, senatori amerikan paralajmëron: Po vazhduan kështu…

06/09/2021 21:29

Senatori i rëndësishëm republikan Lindsey Graham deklaroi në një intervistë për BBC-në, se Shtetet e Bashkuara do të kthehen në Afganistan në të ardhmen.

Amerika u tërhoq pas gati dy dekadash në këtë vend, në një tërheqje kaotike që tërhoqi një lumë kritikash, teksa i gjithë kombi ra me një shpejtësi të rrufeshme në duart e takebanëve, të cilët SHBA-ja vetë i përmbysi 20 vjet më parë.

“Shtetet e Bashkuara do të kthehen atje. Do të na duhet ta bëjmë një gjë të tillë sepse kërcënimi terrorist nga ky vend ka për të qenë shumë i madh”.

Ditët e fundit të luftës së SHBA-së në Afganistan u shënjuan nga evakuimet e tmerrshme në aeroportin e Kabulit, ku mijëra afganë vërshuan me shpresën t`i largoheshin sundimit të ashpër taleban. Kur trupat e fundit amerikane u tërhoqen në 30 gusht megjihatë, shumë nga këta njerëz mbetën pas. Talebanët vendosën një sistem brutal drejtësie, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

Top Channel