Misioni i ushqimit nuk është vetëm të kënaqë shijen, por edhe të na japë energji. Ushqimi ka një tjetër mision po aq të rëndësishëm. Ai është pjesë e pandashme e regjimit të kujdesit të lëkurës.
Vitaminat kundër plakjes së lëkurës mund të merren shumë mirë nëpërmjet ushqimit, në mëngjes, drekë dhe darkë duke dhënë shkëlqim, hidratim dhe pamje rinore.
Vitamina C
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar. Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
Ku mund ta gjeni:
Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.
Doza e nevojshme:
A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë? Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.
Vitamina E
Vitamina E shërben si mbrojtëse e membranës së qelizave. Ajo ruan hyrjet dhe daljet e çdo gjëje në lëkurë. Kur kombinohet me vitaminën C, vitamina E mbron lëkurën kundër dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultra vjollcë.
Ku mund ta gjeni:
Embrioni i grurit (të cilin mund ta shtoni në lëngjet me proteina, tërshërë, bukë, biskota dhe kos)
Arrorët dhe farat (farat e lulediellit, kikirikët, bajamet)
Avokadot
Doza e nevojshme:
Konsumoni një lugë gjelle me embrion gruri, dy feta avokadoje ose një grusht me arra çdo ditë.
Beta-Karoteni
Beta-karoteni është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Ai transformohet në vitaminë A që është përgjegjëse për riparimin dhe rritjen e qelizave.
Ku mund ta gjeni:
(Perimet dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër)
Karrotat
Kungulli
Pjepri
Pazia
Spinaqi
Kale
Doza e nevojshme:
Ju nevojiten të paktën dy racione në ditë të frutave ose perimeve të lartpërmendura.
Omega-3
Omega-3 janë yndyrna të mira e të shëndetshme që e mbajnë lëkurën të ushqyer, ruajnë integritetin e membranës së qelizave, mbajnë toksinat larg dhe mbrojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.
Ku mund ta gjeni:
Farat e bluara të linit
Arrat
Sardelet ose salmoni i egër, produkte që janë të sigurta dhe më pak të ndotura.
Doza e nevojshme:
Konsumoni 90 deri në 150 gramë peshk nga dy deri në tre herë në javë. Nëse nuk ju pëlqen peshku, atëherë mund të provoni suplementët e Omega-3./AgroWeb.
Top Channel