Peshkatari humb jetën në Prespë/ 45 -vjeçari kishte dalë për peshkim në liqen me vëllain

05/09/2021 15:14

Një peshkatar dyshohet se ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Prespës.

Stavri Vasilovski 45 vjeç kishte hyrë në liqen për të peshkuar së bashku me vëllain e tij dhe një person tjetër, por varka është përmbysur si pasojë e dallgëve dhe motit te keq.

Ngjarja u regjistrua gjatë natës në afërsi të kufirit me Greqinë,  vetëm 20 metra larg bregut, ndërsa 2 personat që ishin në të njëjtën varkë me 45-vjeçarin kanë mundur të dalin në breg duke notuar. Vasilovski, babai i 2 fëmijëve dyshohet se nuk ka mundur të notoje për shkak të veshjes së trashe dhe çizmeve që kishte veshur.

Pavarësisht përpjekjeve të të afërmve dhe banorëve të zonës është kërkuar ardhja e polumbarëve për të gjetur dhe nxjerrë trupin e 45-vjeçarit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA