‘Dhëmb për dhëmb’, vazhdon beteja për Panshirin në Afganistan

05/09/2021 13:53

Pas marrjes nën kontroll të Afganistanit, talebanët vazhdojnë luftimet e ashpra me grupet e rezistencës në Luginën e Panjshirit, krahina e fundit që ende nuk ka rëndë në duart e tyre.

Talebanët pretendojnë se ata e kanë marrë nën kontroll luginën, por luftëtarët opozitarë thonë se beteja vazhdon.
Fronti Kombëtar i Rezistencës në Afganistan, thanë se talebanet kishin arritur në Lartësitë Darban, një zonë në kufi mes krahinave të Kapisës dhe Panshirit, por ata kishin arritur t’i sprapsnin talebanët.

Ende nuk ka konfirmim të pavarur mbi zhvillimet në Panshir, banorët e së cilit kanë një histori të gjatë rezistence si ndaj qeverisë së mëparshme talebane në vitet ’90, ashtu edhe ndaj pushtimit sovjetik.

Ndërkaq, paralelisht talebanët kanë ndërhyrë duke shpërndarë një demonstratë të dhjetëra grave në Kabul që kërkonin të drejtat e tyre.

Ato thotë se talebanët i vunë në shënjestër me gaz lotsjellës dhe spraj piperi ndërsa përpiqeshin të ecnin nga një urë në pallatin presidencial.

Gratë po bënin thirrje për të drejtën e punës dhe përfshirjen në qeveri. Talebanët thonë se do të njoftojnë përbërjen e administratës së tyre në ditët në vijim.

Top Channel