Victoria e David Beckham montojnë në shtëpi makineri akulloreje 10,000 dollarëshe nga SHBA (fotot)

04/09/2021 17:31

Çifti më i famshëm britanik Victoria e David Beckham kanë instaluar në shtëpinë e tyre në Britani një makineri akulloreje të dyqaneve amerikane Wendy, megjithse sipas raportimeve gruaja Victoria, ka njëzet vjet që nuk ha ëmbëlsira prej dietave.

Dyshja është akuzuar nga mediat se po sjellin në Britani “kulturën amerikane” madje përditshmja The Sun shkruan se për të arritur këtë, ata përdoren lidhjet dhe influencën e tyre me krerët e kompanive. Makineri të tilla zakonisht nuk jepen për publikun.

Nuk dihet ende sesa kanë shpenzuar, apo nëse kanë shpenzuar vërtet ndonjë para çifti i pasur i ‘showbiz’, për makinerinë që normalisht do të kushtonte rreth 10 000 dollarë.

Por spekulimet thonë se mjeti mund të jetë një dhuratë nga vjehrri i ardhshëm i djalit të tyre, Nelson Peltz, i cili është në bordin drejtues të kompanisë.

Gjithsesi reklama që çifti Becham po i bën asaj me publikimin në mediat, besohet se i kompenson kostot.

Një burim i gazetës britanike tha: “Posh (Victoria) nuk ha akullore prej të paktën dy dekadash, pasi është shumë e ndërgjegjshme për shëndetin. Por ajo ka pranuar të marrë të paketuar makinerinë e akullores Wendy nga SHBA, prej bijës së tyre Harper, e cila i pëlqen shumë.”

“Përfaqësuesit e tyre kanë negocjuar me kompaninë për të marrë makinerinë në Britani, për të sjellë atje një copëz të kulturës amerikane”.

Burimet vijonin më tej: “Siç raportohet, makineria është instaluar tashmë plotësisht në shtëpinë e tyre. Ka kushtuar mijëra dollarë për t’u montuar në mënyrë profesionale, por për ata është një çmim që ia vlen të paguash, edhe pse Victoria nuk i afrohet fare”.

Çifti Beckham kanë kaluar tashmë shumë kohë në SHBA, dhe Victoria ka dokumentuar udhëtimet e tyre në rrjetet sociale.

Ish-këngëtarja, tashmë stiliste mode, është parë në foto me bikini pranë pishinës duke bërë ‘selfie’ me bijën 10 vjeçare Harper.

Ndërsa 46 vjeçari David, ka postuar foto nga një ditë në parkun ujor të zbavitjeve Tidal Cove Waterpark me fëmijët,  ku Victoria ishte në rolin e kameramanes.

FOTO GALERI
2/7
Victoria ka njëzet vjet që nuk ha ëmbëlsira prej dietave.

Top Channel