Para pak ditësh u lançuan seritë e reja të serialit shumë të njohur La Casa de Papel, seri të cilat kanë krijuar shumë reagime në rrjet për mënyrën se si vazhdon ecuria e ngjarjeve.
Një koment e bëri edhe ish zv-kryeministri Erion Braçe. Braçe në një postim në profilin e tij në facebook shkruan se La Casa de Papel e humbi sharmin antisistem dhe në këto seri është kulmi i ri i dhunës.
“La Casa de Papel, kete here, ishte nje kulm i ri dhune; POR HUMBI SHARMIN ANTISISTEM! Kater sezonet e shkuara ishin ndryshe, kishin edhe ide, edhe kauza, edhe tekst, keshtu u krijua sharmi antisistem; Serite e reja kishin vec krisma e shperthime.”- shkruan Braçe.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek personazhi i Tokios. Sipas Braçes Tokio vdes si burrë.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Top Channel