”Kërkoi favore seksuale”.Rrëfehet një nga vajzat e sulmuara në Prishtinë,pranga autorit

03/09/2021 22:36

Është arrestuar burri i cili sulmoi me shkop gome tre vajza në një qendër masazhi.

Burri me inicialet L.V., ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza”, njofton Prokuroria.

Ndërkohë një nga vajzat e sulmuara ka treguar për mediat kosovare se gjithçka ka nisur pasi sulmuesi ka kërkuar favore seksuale në dhomën brenda qendrës së masazhit ku ajo punon.

“Është klient iqendrës dhe është hera e dytë ose e tretë që vjen këtu. Konflikti ka nisur për shkak se ka kërkuar favore seksuale brenda në dhomë. Nuk i kemi ofruar shërbime të tjera. Pagesën për masazh e ka bërë shoku i tij dhe jo ai. Në fund ka kërkuar me iu kthy pagesa për shkak që nuk ka marrë favore seksuale, pas një ore që ka bërë masazh. Unë kam dal prej dhomës për shkak të sjelljes së tij. Kam qenë e detyruar mos me nejt më në atë dhomë para se me përfundu masazhin”.

Ajo ka thënë se pas refuzimit i njëjti i kishte kërcënuar, ndërsa shton se ato kishin qenë duke u përpjekur t’i fotografojnë targat e makinës së tij në momentin kur u sulmuan.

“Kur ka dal na ka kërcënuar për me dal me to. Na ka kërcënuar për me shku me to jashtë. Na ka kërcënuar që na i publikon videot që na i ka bo me telefon të vetin. Mua më pengon kjo përderisa familjet tona nuk e dinë që punojmë këtu. Debati ka filluar kur na ka ofruar pare që na me dal me to. Na e kena refuzu edhe nuk kena pranu. Ka ardh puna që na ka prit në kerr. Ne kemi dasht me ja marrë tabelat e kerrit për me e lajmëru në polici edhe kjo është arsyeja që e kena inçizu. Masanej ka ardh puna që ka dalë prej kerrit edhe na ka sulmu. Janë kon edhe dy persona të tjerë me to – drejtuesi i mjetit edhe një shok i tij që e ka ndihmu me u largu prej vendit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA