Përmbytje katastrofike në Spanjë, 9 mijë rrufe godasin vendin

02/09/2021 17:14

Një stuhi e fuqishme mbolli kaos në pjesë të ndryshme të Spanjës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa rajone, duke lënë mijëra vetë pa energji elektrike e duke detyruar autoritetet të mbyllin rrugë e linja hekurudhore.

Stuhia, që mori forcë prej temperaturave të larta dhe niveleve rekord të lagështisë në ajër, goditi me forcë të skajshme sidomos qytetin bregdetar të Alcanarit dhe rajonin verilindor të Katalonjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehur solidaritetin e tij të plotë me zonat e goditura dhe i kërkoi banorëve të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi reshjet e rrëmbyera duket se do të vazhdojnë. Disa rrugë në Alcanar u kthyen brenda një kohe të shkurtër në lumenj të vërtetë; vërshimi i ujërave mori me vete makina, pemë e madje edhe mobiljet që gjeti përpara.

Por, ndonëse pati raporte për persona të bllokuar nëpër automjete, deri tani nuk flitet për viktima. Sipas shërbimit kombëtar të metereologjisë, stuhia shkaktoi më shumë se 9.000 rrufe në mbarë vendin.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA