Masat e reja anti- covid në kufi kanë bërë që të ulët dukshëm numri i atyre që duan ta kalojnë kufirin nga Shqipëria në Kosovë.
Qytetarët që kaluan paraditen e së martës, tregojnë se me cilat dokumente dëshmuan se janë të sigurt nga virusi.
Në mesin e tyre kishte edhe nga ata që ishin kthyer mbrapsht një ditë më parë.
Megjithëkëtë, një pjesë e qytetarëve po pajtohen plotësisht me masat e reja duke thënë se vetëm në këtë mënyrë ruhet shëndeti publik.
Masat e njëjta do të vlejnë edhe për kosovarët që duan të shkojnë në Shqipëri, por nga 6 shtatori.
Pjesa më e madhe e tyre veçse ishin pajisur me dokumentet e nevojshme.
Situatë e njëjtë nuk ishte edhe mbrëmjen e së hënës, ku kolona për të hyrë në Kosovë kaloi mbi një kilometër dhe pritjet ishin deri në një orë.
Top Channel