Lufta më e gjatë e Afganistanit u mbyll pa lavdi, pas 20 vjetësh. Tërheqja e trupave të SHBA-së mbylli një kapitull të historisë ushtarake që sië thotë VOA, ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

Mijëra forca kaluan dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë. Kronologjia e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Afganistan nis me sulmet e 11 shtatorit 2001 të planifikuara pikërisht nga ky vend prej grupit militant të Al Kaedës, të udhëhequr nga Osama bin Laden i cili mbrohej atje prej regjimit të taleban.

7 tetorin e vitit 2001, forcat amerikane nisën fushatën ajrore ndaj talebanëve dhe forcave të Al Kaedës. Një numër i vogël i forcave speciale amerikane dhe agjentëve të CIA-s hynë me shpejtësi në Afganistan për të ndihmuar në drejtimin e fushatës së bombardimeve dhe organizimin e forcave opozitare afgane. Megjithatë Talebanët do të rrëzoheshin shpejt , pa ndonjë dislokim të madh luftarak të Shteteve të Bashkuara në terren. 2 majin e vitit 2003, zyrtarët amerikanë deklarojnë përfundimin e operacioneve të mëdha luftarake në Afganistan.

Në 2006-2008, trupat amerikane orientohen më shumë drejt fushatës së fortë në Irak, dhe në Afganistan mbetet një kontingjent i vogël. Talebanët kanë nisur ndërkohë rigrupimin. Në përgjigje të kësaj situate, një mision i zgjeruar i NATO-s sjell mijëra forca të tjera, veçanërisht ushtarakë britanikë, qindra prej të cilëve vriten në beteja intensive kundër talebanëve në provincën Helmand. 1 majin e 201-tës, vritet në Pakistan nga një blic i forcave amerikane Osam Bin laden. Në 2014-tën, përfundon zyrtarisht misioni luftarak amerikan dhe kalohet në një luftë “të udhëhequr nga Afganistani”.

Shkurtin e vitit të kaluar, nën presidentin Donald Trump nënshkruan një marrëveshje me talebanët në Doha për të tërhequr të gjitha forcat amerikane. Prillin e ketij viti, Biden njofton se forcat amerikane do të tërhiqen pa kushte deri më 11 shtator, duke zbatuar marrëveshjen e arritur me talebanët nga paraardhësi i tij, por në 2 korrik trupat e SHBA tërhiqen papritmas nga baza e tyre kryesore në aeroportin e Bagramit 60 km në veri të Kabulit dhe në 31 gusht, përmbyllet largimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA