Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në këtë organ. Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në formimin e gurëve në veshka. Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet kalojnë nëpër veshka në mënyrë të ngadaltë. Kësisoj ato rrisin gjasat e akumulimit të përbërësve të mineraleve dhe kripërave në veshka.
Gurët e vegjël dalin me më lehtësi nga organizmi, ndërsa gurët e mëdhenj shkaktojnë shumë dhimbje dhe kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat mund t’i përdorni kundër gurëve në veshka. Përpara përdorimit të këtyre kurave, duhet të konsultoheni me një mjek duke qenë se shumë antibiotikë, barna kundër kolesterolit, tensionit të gjakut apo ato për mëlçinë mund të ndërveprojnë negativisht me kurat bimore.
Uji
Uji përbën një nga mënyrat më të mira për të parandaluar gurët në veshka. Espertët rekomandojnë pirjen e tetë deri në dymbëdhjetë gota me ujë në ditë për të ngadalësuar formimin e gurëve në veshka.
Lëngu i Limonit
Përbërësit e limonit shpërbëjnë depozitat e kalçiumit. Ekspertët rekomandojnë pirjen e ujit me lëng limoni në mëngjes dhe disa orë përpara darkës.
Borziloku
Përbërësit e borzilokut ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të acidit urik duke vështirësuar formimin e gurëve në veshka. Acidi acetik tek borziloku ndihmon në shpërbërjen e gurëve. Përdorni një lugë çaji me lëng borziloku çdo ditë.
Uthulla e Mollës
Sipas të dhënave acidi citrik tek uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e depozitave të kalçiumit në veshka. Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë dhe pijeni disa herë në ditë përpara vakteve për tretjen e gurëve.
Lëngu i Selinosë
Selinoja përmban antioksidantë. Përzieni dy kërcenj selinoje me ujë në një mikser dhe pijeni lëngun çdo ditë kundër gurëve në veshka.
Lëngu i Fasuleve
Fasulet përmbajnë magnez, një mineral që zvogëlon gurët në veshka. Ziejini fasulet për 5 deri në 6 orë. Kullojeni lëngun me një napë të pastër dhe pijeni gjatë ditës.
Vaji Ekstra i Virgjër i Ullirit
Ky vaj është shumë i pasur dhe i dobishëm për të lehtësuar daljen e gurëve nga organizmi. Nga studimet nëse konsumoni 150 ml vaj ulliri në mëngjes dhe pasdite, krahas disa prej kurave të lartpërmendura, do të keni më pak dhimbje.
Lëngu i Shegës
Shega është e pasur me antioksidantë dhe pakëson gjasat e formimit të gurëve në veshka. Lëngu i këtij frut vështirëson formimin e gurëve.
Lulerradhiqja
Ekstrakti, çaji ose lëngu i lulerradhiqes ndihmon në daljen e shpejtë të gurëve nga organizmi. Nëse e bëni çaj ose lëng, ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 gotave në ditë.
Rënia Në Peshë
Ruajtja e peshës së mirë trupore bashkë me ushqyerjen e shëndetshme me produkte të pasura me fibër është thelbësore në parandalimin e formimit të gurëve. Pijet e gazuara, me kafeinë dhe ato alkolike rrisin gjasat e formimit të gurëve.
Gurët Në Veshka Dhe Ushqimet Që Duhen Shmangur
Disa ushqime janë të pasura me oksalat dhe duhen shmangur sidomos nga njerëzit që janë të predispozuar të preken nga gurët në veshka. Këto ushqime përfshijnë: spinaqin, bajamet, bamjet, panxharin, patatet e skuqura, gjalpin e arrorëve e të tjerë./AgroWeb
Top Channel