Sulmet e së enjtes në aeroportin e Kabulit ishin vepër e degëzimit të ISIS-it në Azinë qendrore, Shtetit Islamik Khorasan, i kthyer në një kërcënim sigurie në Afganistan e në rang global.
Grupi është përgjegjës për një listë të gjatë sulmesh vdekjeprurës ndërsa talebanët i konsideron si shumë të moderuar. Emrin, ai e merr nga province Khorasan, një zonë që dikur përfshinte pjesë toke nga Afganistani, Irani e Azia. Zyrtarë amerikanë pohuan për New York Times se sulmet në aeroport ishin goditje strategjike kundër Amerikës, por edhe talebanëve, liderët e të cilëve po përpiqen t`i tregojnë botës se janë ata që e kontrollojnë vendin.
Në fakt, duket se nuk ka qenë një rizgjim i menjëhershëm por prej disa kohësh tashmë, talebanët dhe Shteti Islamik Khorasan janë ngërthyer në përplasje të dhunshme edhe me njëri-tjetrin. Përpara shpërthimeve, agjencitë e lajmeve cituan burime ushtarake të pohonin se talebanët kishin diktuar e vrarë disa luftëtare të Isis-t në pikat e kontrollit përreth aeroportit. Nga ana tjetër, edhe roje talebane kanë humbur jetën prej bombave të rivalëve. Një frymë ideologjike i ndan të dy grupet: ndërsa ISIS i përket lëvizjes salafiste të Islamit, talebanët aderojnë në shkollën Deobandi.
Këta të fundit duken të kënaqur, të paktën për momentin, me Afganistan të kthyer në emiratin e tyre, ndërsa dega e shtetit islamik në këtë vend e në Pakistani po mundohet të krijojë një kalifat në mbarë Azinë qendrore e jugore dhe i ka përqafuar thirrjet e ISIS për xhihad mbarëbotëror kundër jo-myslimanëve. Nga ana tjetër, është dhe çështja e interpretimeve që i bën secila palë ligjit të sheriatit. Sado i ashpër të jetë ai i talebanëve, sërish nuk është mjaftueshëm për Shtetin islamik Khorasan që për më tepër i konsideron ata myslimane të këqinj për shkak të vullnetit për të negociuar marrëveshje paqeje me SHBA.
Top Channel