Mbërritja e 121 afganëve në Shqipëri/ Ambasadorja Yuri Kim: Krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat

27/08/2021 07:22

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ishte e pranishme në aeroportin e Rinasit në orë e para të mëngjesit të sotëm, për të pritur grupin e parë me 121 afganë që mbërritën në vend, ka falënderuar Shqipërinë për vendimin për t’i strehuar ata.

Me një postim në Twitter, Kim shkruan se Shqipëria i ofroi edhe një herë mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. “Jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat”, shprehet mes të tjerash Yuri Kim.

“Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, shkruam Yuri Kim në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA