Policia malazeze kapi mëngjesin e sotëm një sasi të madhe kokaine, e cila ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit.

Mbi 1 ton drogë ishte fshehur në një dërgesë me banane, e ndarë në 1205 pako, mbi të cilat ishte shkruar COVID, tha policia në një deklaratë.

Sipas mediave malazeze, pasi konstatuan sasinë e madhe të drogës, policia bashkë me punonjësit e doganës e lanë kontejnerin të dalë normalisht nga porti dhe drejtuesit të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.

Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona.

“Droga u gjet në një kontejner me banana dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Twitter Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në Malin e Zi. Sasia e mëparshme rekord ishte regjistruar në vitin 2014, ku një sasi prej 250 kilogramësh ishte sekuestruar në portin e Tivarit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA