Pas disa fluturimeve të anuluara javën e shkuar, në orën 3 të mëngjesit të kësaj të premteje një avion i një kompanie ajrore gjeorgjiane, solli në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit, kontigjentin e parë të shtetasve afganë të cilët do të strehohen në vendin tonë.

121 qytetarët afganë zbritën shkallët e këtij avioni një e nga një të shoqëruar nga shefja diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Mes tyre 11 fëmijë si kjo vajzë, e cila ka nisur të luaj me një kukull dhurata e parë që merr në Shqipëri.

Sytë e fëmijëve përcjellin gëzim por tek prindërit pjesëtarë të tre organizate jo qeveritare mes tyre ajo e Fondacionit SOROS, Shoqëria e Hapur ka lot.

Megjithëse për ta sot është fillimi një jete të re mendjen e kanë tek ata që lanë pas në atdheun e tyre nën kontrollin e Talebanëve.

Në emër të qeverisë shqiptare komenti parë erdhi nga ministria e punëve të jashtme Olta Xhacka.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim e cila koordinoi ardhjen e këtyre qytetarëve afgan tha përmes Twitter tha se ” Siç e kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe njëherë tjetër ofroi strehim dhe mbrojtje atyre në nevojë të të madhe. Ne jemi krenarë tju quajmë miq dhe aleatë. Faleminderit”.

Kryeministri Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së 121 afganëve në vendin tonë duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA