9 të vrarë nga shpërthimi në bazën ushtarake kazake, qindra të evakuar nga zjarri në depot e municioneve (fotot)

27/08/2021 15:45

Të paktën nëntë njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen nga disa shpërthime në nje depo armatimesh në jug të Kazakistanit, ndërsa pesë të humbur gjithashtu besohet se mund të kenë vdekur, njoftoi ministria e emergjencave e vendit aziatik.

Në deklaratën e ministrisë thuhej se mes viktimave janë punonjës dhe staf ushtarak i impjantit në rajonin Jambyl.

Fshatrat pranë vendngjarjes u evakuan dhe shërbimet e emergjencës po ndihmonin të plagosurit.

Lidhje hekurudhore me qytetin Almaty ishin mbyllur.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale tregoheshin shtëllunga të mëdha tymi që dilnin nga një zjarr, i cili u pasua nga shpërthimi që shkaktoi flakët e mëdha.

Në të tjera pamje shiheshin mbetje ne ajer dhe predha të ushtrisë që ndizeshin nga katastrofa.

Autoritetet njoftonin se seria e shpërthimeve zinxhir rrjedhimisht ndaloi, por zjarret kanë mbetur ende aktivë.

Incidente të tilla janë raportuar rregullisht në depot e armatimeve të epokës sovjetike në Kazakistan.

Një impjant ushtarak në qytezën jugore të Arys ka parë tre shpërthime të tilla vrastare brenda dekadës së fundit.

Kazakistani është pranë Kirgizstan, i cili kufizohet më tej me Afganistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Ish-republikat sovjetike kanë shprehur shqetësim për përhapjen e influencës islamike e talibane në rajon, që prej rënies së qeverisë pro-perëndimore në Afganistan.

FOTO GALERI
1/9
Të paktën nëntë njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen nga disa shpërthime në nje depo armatimesh në jug të Kazakistanit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA