Dy persona janë arrestuar nga policia në Korçë ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Një 46-vjeçar, i identifikuar me inicialet G.O., banues në Tiranë, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i 16-vjecares të identifikuar me inicialet A. G., banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa procedimi penal u bë për 34-vjecarin e identifikuar me inicialet R.I., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike të dyshuar heroinë; si edhe E. H., 57 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në fshatin Dardhas, Pogradec, ky shtetas u kap me mjetin furgon tip “Benz” duke transportuar 3.5 m sterë dru zjarri, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin E. B., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në hyrje të Maliqit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, duke transportuar 1 m sterë dru zjarri, pa leje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel