Igor Vovkovinskiy/ Vdes burri më i gjatë në SHBA në moshën 38 vjeçare

26/08/2021 21:40

Vovkovinskiy, i cili ishte i gjatë 2.34.4 metra, ka vdekur në fundjavë në Rochester, Minnesota.

Familja e tij tha se i linduri në Ukrainë vdiq nga një atak kardiak në klinikën Mayo Clinic. Nëna e tij infermiere Svetlana Vovkovinska, dha lajmin me një postim në Facebook.

Vovkovinskiy kishte ardhur në këtë klinikë prej vitit 1989 kur ishte fëmijë, për të kërkuar trajtim. Rritja e tij anormale ishte krijuar nga një tumor në kokë që i shtrëngonte gjendrën pituitare dhe prodhonte nivele të shtuara të hormonit të rritjes.

Ai u bë njeriu më i gjatë në SHBA duke arritur në 2.35m gjatësi.

Vëllai i tij Oleh Ladan tregonte për mediat vendase ‘Star Tribune of Minneapolis’ se Vovkovinskiy ishte i famshëm kur erdhi për trajtim në SHBA nga Ukraina, prej masës së tij dhe prej Luftës së Ftohtë që zhvillohej në vitet 1980-të.

Vovkovinskiy ishte shfaqur në programin amerikan ‘Dr Oz Show’ dhe ishte përmendur nga ish-presidenti Barack Obama gjatë fushatës elektorale të vitit 2009, kur Obama e pa atë që mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Tifozi më i madh i Obama”.

Kur ishte 27 vjeç, Vovkovinskiy shkoi në New York dhe u shpall njeriu më i gjatë në botë në jetë nga Rekordet Guinness.

Vovkovinskiy lindi me 8 shtator 1982 ne Bar, Ukraine,  nga nena Vovkovinska e Oleksandr Ladan.

FOTO GALERI
1/4
Vovkovinskiy me Barack Obama gjatë fushatës elektorale të vitit 2009

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA